“E KAM VUAJTUR SHUMË…”/ Klea Huta ka humbur njeriun e dashur nga Covid-19 – AlpeGossip
“E KAM VUAJTUR SHUMË…”/ Klea Huta ka humbur njeriun e dashur nga Covid-19

“E KAM VUAJTUR SHUMË…”/ Klea Huta ka humbur njeriun e dashur nga Covid-19

Moderatorja e dashur për publikun, Klea Huta ka rrëfyer për herë të parë një ndër momentet më të vështira, kur ka humbur gjyshin pasi ai nuk e fitoi dot betejën e Covid-19.

E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në “ABC News”, ajo ka treguar mes shumë emocioneve raportin që ka pasur me të.

Moderatorja e ka cilësuar si një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e saj dhe ka folur më gjerë për raportin e tyre.

“Një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time është gjyshi im, i cili në shkurt të këtij viti ndërroi jetë. Është një nga njerëzit më paqësor, më të brishtë, më të butë dhe më të urtë, më fjalë pak që unë kam njohur në jetën time, i cili kishte ndërtuar një marrëdhënie perfekte me gjyshen time. Nuk e ka ngritur zërin një herë se dashuria që ata kishin se ata jetojnë në fshat në Bërzhit, gjyshen e përshëndes shumë…

Edhe pse nga mentaliteti i vendit apo nga situatat, rrethanat, të gjitha gjërat ai ka qenë një njeri zotëri, fisnik, shumë i bukur. Unë shpresoj t’i ngjaj në zemër dhe në shpirt atij. Ka shëtitur botën në kohën e komunizmit dhe patjetër që kjo gjë do e ketë ndihmuar të jetë më shumë largpamës dhe të ketë më shumë vision për jetën. Por shembulli që unë kam marrë nga ai është ndërtimi i marrëdhënies me gruan, me fëmijët, me nipërit, me mbesat, fantastik dhe besoj që sa të kem jetën nuk do njoh njeri si ai.

E kam vuajtur shumë ikjen e tij, iku shumë i ri në fakt. Bëra gjithçka që ishte e mundur që ta mbaja në jetë, por kundër rregullave të zotit nuk dalim dot, por e di që është gjithmonë me mua”, rrëfeu Huta.