NDRYSHE NGA NE/ Keisi mezi e pret të hënën dhe kur të mësoni arsyen do ta kuptoni – AlpeGossip
NDRYSHE NGA NE/ Keisi mezi e pret të hënën dhe kur të mësoni arsyen do ta kuptoni

NDRYSHE NGA NE/ Keisi mezi e pret të hënën dhe kur të mësoni arsyen do ta kuptoni

Keisi Lushaj mezi i pret të hënat dhe mos u çudisni aspak!

Ndryshe nga ne, bashkëshortja e reperit Stresi i pret me padurim të hënat për të takuar partnerin e saj.

“Të hënat janë ditët të cilat mezi i pres”, shkroi ajo sot në Instagram në një foto të bërë në mëngjes ku shfaqet e shtrirë, por gati për të dalë.

Dhe të hënat e saj paskan një kuptim të madh, pasi në një foto të dytë Keisi tregoi se po shkon të takojë bashkëshortin në burgun e Fushë-Krujës.

Zakonisht në burgje nuk lejohen vizitat në fundjavë ndaj e hëna është dita që Keisi pret me padurim!

Ajo ka disa javë që ndodhet në Shqipëri pasi udhëtoi posaçërisht për të takuar bashkëshortin e saj.

Partneria e Stresit, erdhi për t’u çmallur me të, pasi reperi ndodhet në burg prej tetorit të vitit të kaluar pas akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.