NJË ËNGJËLL/ Këngëtarja shqiptare prezanton për herë të parë djalin e saj, vetëm 5-muajsh – AlpeGossip
NJË ËNGJËLL/ Këngëtarja shqiptare prezanton për herë të parë djalin e saj, vetëm 5-muajsh

NJË ËNGJËLL/ Këngëtarja shqiptare prezanton për herë të parë djalin e saj, vetëm 5-muajsh

Në muajin maj, këngëtarja shqiptare Blerina Braka solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Edeil. Nëna e re duket se i është dedikuar plotësisht vogëlushit të saj dhe në imazhet e shfaqura në rrjetet sociale mundohej të ruante privatësinë e tij.

Mirëpo, duket se Blerina ka hequr dorë nga ky vendim dhe na ka prezantuar për herë të parë me djalin e saj. Në foton e publikuar në “Instagram”, Blerina Braka shfaqet duke mbajtur në krahë Edeil, i cili është veshur plot stil me rroba sportive.

Vogëlushi është vetëm 5-muajsh dhe që tani ka plot adhuruese në rrjetet sociale në profilin e së ëmës!

Kjo nuk është hera e parë që e shohim djalin e këngëtares shqiptare, pasi kur ai ishte vetëm një javësh, Blerina e zbuloi pa dashje imazhin e vogëlushit gjatë një videolive me Anxhela Peristerin.