Shefi i ëndrrave: Aktori i famshëm çon stafin prej 500 vetash në Hawaii për pushime – AlpeGossip
Shefi i ëndrrave: Aktori i famshëm çon stafin prej 500 vetash në Hawaii për pushime

Shefi i ëndrrave: Aktori i famshëm çon stafin prej 500 vetash në Hawaii për pushime

Ben Affleck ka një zemër të madhe.

Aq të madhe, saqë aktori 45-vjeçar ka dërguar për pushime në Hawaii të gjithë stafin e filmit të tij të ardhshëm “Triple Frontier”.

Ekipi përbëhej nga 500 njerëz që ishin të pranishëm në festën e madhe që u organizua në fundjavë.

Regjisori fitues i çmimit “Oscar” u sigurua që punonjësit t’ia kalonin të gjithë mirë, pasi ofroi një anije në dispozicion për të gjithë.

Ai ishte aq i entuziasmuar që po e dërgonte stafin me pushime, saqë kishte javë që po e planifikonte këtë udhëtim.

Por pa dyshim askush nuk ishte më i rëndësishëm për Affleck sesa e dashura e tij Lindsay Shookus. 37-vjeçari shoqërohej nga bukuroshja bjonde në Hawaii me të cilën dukej shumë i dashuruar.

Megjithatë ai vijon të mbetet një burrë familjar, pasi më herët gjatë javës që shkoi, u fotografua duke shkuar në kishë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.