Ai çuni që dikur këndonte me Dafina Zeqirin, sot është tip më ndryshe nga të gjithë! (FOTO) – AlpeGossip
Ai çuni që dikur këndonte me Dafina Zeqirin, sot është tip më ndryshe nga të gjithë! (FOTO)

Ai çuni që dikur këndonte me Dafina Zeqirin, sot është tip më ndryshe nga të gjithë! (FOTO)

Aktualisht tregu muzikor është i tejmbushur me këngëtarë e reperë të cilët janë gjithnjë e më shumë në konkurrencë me njëri-tjetrin. Dikush thotë se arti bëhet nga pak veta, disa të tjerë tregojnë për komercializimin megjithatë le ta pranojmë se aktualisht muzika rep është një nga të preferuarat dhe që i mbush sallat e clubet plot e përplot. Një nga emrat më të pëlqyer aktualisht të repit në trevat shqiptare është Gjiko. Padiskutim që ka shumë të tjerë por mund të themi se brenda një kohe shumë të shkurtër, Gjiko arriti të çante në një treg muzikor në të cilin konkurrenca ishte shumë e madhe dhe fansat e kishin zgjedhur të preferuarin e tyre.

Fillimisht Gjiko u shfaq për herë të parë si artist në dy bashkëpunime me Dafina Zeqirin. Në atë kohë Dafina ishte në kulmin e suksesit të saj, një këngëtare e cila synonte tregun ndërkombëtar e madje edhe shijen e kishte ndërkombëtare në klipet e saj. “MSD” ishte bashkëpunimi i parë i dyshes i ideuar si një film e që tërhoqi menjëherë vëmendje duke e prezantuar kështu Gjikon si reper për herë të parë. Nuk vonoi shumë, sërish Gjiko dhe Dafina sollën “I am” një vazhdim i projektit të mëparshëm por që nuk pati suksesin e pritur.

“Si me def”, “Mos ma përzij”,”Hajt Hajt”, “Yjet Nalt” ishin disa nga single-at që Gjiko solli por boom-i i vërtetë erdhi me “Je shku” një këngë pas së cilës u dashurua i gjithë publiku. “Baby Boo” ishte shprehja e cila mund të themi se të mbetej në mendje menjëherë sapo dëgjoje hitin e reperit i cili më në fund arriti të godiste shijen e shqiptarëve jo vetëm me muzikën por edhe me videoklipin e lezetshëm.

Pas kësaj kënge e cila vijon të dëgjohet edhe sot, Gjiko nisi bashkëpunimet e duhura, me emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare që mund të themi se ishte gjëja më e mirë dhe e zgjuar prej tij. Ledri Vula, Lumi B, Skerdi , Nora Istrefi ishin këngëtarët me të cilët Gjiko arriti të godiste në shenjë dhe të prodhonte hite.

“Pablo”, “Gabime”, “Shtrejt” e “Faje” janë isa nga këngët që luhen pafund në clube kudo ku ka shqiptarë e që teksti i të cilave këndohet njëzëri.

Së fundmi “Papuqe Guçi” ka bërë namin në Shqipëri e Kosovë. E dëgjon kudo, në radio, në makinë duke kaluar, në clube, në shtëpi, në telefon etj. Mund të themi se ky djalë ka ditur të publikojë këngët e duhura dhe të bashkëpunojë me njerëzit e duhur. Në fakt është edhe vetë stili i tij që e bën interesant, mënyra e qëndrimi, kërcimi funny në videoklipe, repi i shpejt dhe teksti që këndon.

Gjikos i ka ecur fati edhe në dashuri, jo vetëm në muzikë. Prej muajsh tashmë ai është duke jetuar një histori dashurie si në filma me moderatoren Elita Rudi. Ata janë një ndër çiftet më të pëlqyer shqiptarë e që publiku është gjithnjë e më shumë kurioz për të ditur për aventurat që përjetojnë. E pra kjo ishte historia e suksesit e djalit “që e bën të veçantë nga leshi i këmbës” (siç është shprehur në një intervistë), që e nisi fillimisht si ai çuni që këndon me Dafina Zeqirin e përfundoi si një nga reperat më të pëlqyer në trevat shqiptare, sepse është tip e ndryshe nga të gjithë!