I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për dasmë – AlpeGossip
I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për dasmë

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për dasmë

E njohur si “Hajat” nga seriali “Dashuria nuk njeh fjalë” dhe si “Hazall” nga “Perla e zezë”, aktorja Hande Erçel tashmë ka marrë famë të madhe edhe jashtë kufijve të Turqisë dhe është ndër më të preferuarat e publikut. 24-vjeçarja është shumë e komentuar për jetën private e sidomos së fundmi për lidhjen me këngëtarin Murat Dalkiliç.

Hande dhe Murat u fotografuan vetëm 2 muaj pasi këngëtari i dha fund martesës me aktoren Merve Bolugur, e njohur si “Zejnep” nga seriali “Kuzey Guney”, roli që e bëri të famshme në Shqipëri.

Hande dhe Murat tanimë e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, nuk i fshihen më paparacëve e madje kanë filluar edhe të japin deklarata për njëri-tjetrin. Aktorja është ndaluar sot nga gazetarët teksa dilte nga një restorant me motrën e saj.

Hande u shpreh se po përgatitet për dasmën e motrës. Ndërkohë e pyetur për lidhjen me Muratin, aktorja u shpreh se lidhja po shkon mirë dhe ja kaluan shumë mirë me pushime.

Ndërsa këngëtari është shprehur se mendon edhe martesën me Handen. “Sigurisht që dua të martohem dhe të krijoj një familje. Martesa është një mision që i mban njerëzit në jetë”, është shprehur Murat.