Sa e gjithë dhoma juaj, garderoba madhështore e Noizyt do t’ju lë pa fjalë – AlpeGossip
Sa e gjithë dhoma juaj, garderoba madhështore e Noizyt do t’ju lë pa fjalë

Sa e gjithë dhoma juaj, garderoba madhështore e Noizyt do t’ju lë pa fjalë

Noizy është një ndër reperët më të njohur në vendin tonë, i cili falë këngëve të tij të cilat kthehen menjëherë në hite ka arritur të fitojë shumë të ardhura, të cilat i sigurojnë një jetesë mjaft luksoze.

Ai është shumë i angazhuar së fundmi me koncertet e ndryshme që bën në Shqipëri dhe jashtë dhe ka lajmëruar që shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re, për të cilën ka qenë duke punuar prej kohësh.

Së fundmi Noizy ka zbuluar një pjesë të shtëpisë së tij që nuk e kishim parë më parë. Ai ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku shihet gardëroba e tij. Ajo është në madhësinë e një dhome dhe në të janë renditur të gjitha veshjet dhe këpucët e reperit.