MEGHAN DHE HARRY SHUMË SHPEJTË PRINDËR/ Zbulohen disa nga emrat që kanë menduar për fëmijën (FOTO) – AlpeGossip
MEGHAN DHE HARRY SHUMË SHPEJTË PRINDËR/ Zbulohen disa nga emrat që kanë menduar për fëmijën (FOTO)

MEGHAN DHE HARRY SHUMË SHPEJTË PRINDËR/ Zbulohen disa nga emrat që kanë menduar për fëmijën (FOTO)

Shumë shpejt pritet të vijë në jetë fëmija i parë i Meghan Markle dhe Princit Harry. Ndonëse gjinia e fëmijës nuk është zbuluar, burime pranë ‘Cosmopolitan’ kanë bërë të ditur se çifti ka nisur të mendojë për emrat që mund t’i vendosin.

Nëse do të jetë vajzë, ata kanë menduar ta quajnë Viktoria në emër të mbretëreshës Viktoria. Mundësia tjetër është Alice, në emër të mamasë së Princit Philip, ose Diana në nder të princeshës Diana.

Por nëse do të jetë djalë, mundësitë janë për emrat Albert në nder të bashkëshortit të mbretëreshës Viktoria, ose Philip siç është quajtur gjyshi i Princit Harry.

Familja mbretërore ka menduar që të qëndrojë tek tradicionalja, duke zgjedhur emrat e paraardhësve të tyre, megjithatë na mbetet të presim për vendimin përfundimtar derisa fëmija të vijë në jetë.