“LUIZI DO MË SHUMË DEAN LUFTARAKE…”/ Kejvina kundër Efit – AlpeGossip
“LUIZI DO MË SHUMË DEAN LUFTARAKE…”/ Kejvina kundër Efit

“LUIZI DO MË SHUMË DEAN LUFTARAKE…”/ Kejvina kundër Efit

Efi Dhedhes është rikthyer të shtunën mbrëma në shtëpinë e “Big Brother VIP2” dhe duket se po e vazhdon lojën aty ku e ka lënë pasi u eliminua. Ajo nuk e ka harruar nominim e trefishtë që bëri Dea Mishel, me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.

Që mbrëmjen e djeshme ajo i është kundërvënë Deas duke e sulmuar e duke i thënë se do e nxjerrë jashtë. Madje, Efi i propozoi të hynë së bashku në tualet që të dalin në televotim por Dea refuzoi.

Në rrjet ka debate të shumta. Disa mendojnë se Efi po tregohet arrogante dhe se Dea meriton finalen, e të tjerë thonë se Efi po vepron si duhet sepse Dea e nxori jashtë.

Nisur nga kjo situatë ka ardhur një reagim dhe nga ish-banorja e BBV, Kejvina Kthella, e cila përmes disa postimeve në “Instastory” i ka dalë në mbrojtje Deas.

Kejvina thotë se e njeh shumë mirë Dean, pasi ka ndarë shtratin me të gjatë qëndrimit në BBV dhe se ajo e meriton finalen për lojën që ka treguar deri më tani.

Ajo shkruan më tej se Luizi me zemër do Dean aty brenda aq sa donte Oltën, sepse janë luftarake dhe jo personat që lëpihen dhe shtiren, duke iu referuar Efit, edhe pse nuk i ka përmendur emrin.

“Ke tre muaj aty brenda dhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde. Në fund të ditës në kuadër të lojës ke bërë gjithçka. Vazhdo kështu. O të njoh unë që kemi ndarë shtratin se sa cute dhe vajzë me botë je o s’të njeh kush!

Edhe artiste.

Thellë thellë me zemër Luizi, do Dean aq sa donte Oltën aty brenda … sepse janë luftarake dhe nuk lëpihen dhe shtiren për t’u dukur bukur në publik!” shkruan Kejvina.

“Luizi do më shumë Dean luftarake, se sa personat që

“Luizi do më shumë Dean luftarake, se sa personat që