SHERRI VAZHDON/ Leonora përplaset live në emision me Labinotin: Ishte ofenduese për mua (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SHERRI VAZHDON/ Leonora përplaset live në emision me Labinotin: Ishte ofenduese për mua (FOTO+VIDEO)

SHERRI VAZHDON/ Leonora përplaset live në emision me Labinotin: Ishte ofenduese për mua (FOTO+VIDEO)

Pak ditë më parë debati i Leonora Jakupit dhe Labinot Tahirit bëri bujë në media. Këngëtari paralajmëroi protestë nëse dasmat do të anuloheshin nga Koronavirusi sepse janë burim të ardhurash për shumë këngëtarë, ndërsa Leonora u shpreh se i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.

Replika e saj nuk u prit aspak mirë nga Tahiri i cili u shpreh “Leonorë, shyqyr që paskan bërë një lajm për ty se se rrallë të postojnë! Leonorë, për punën e bamirësisë s’kena çka flasim se sa për raste të varfëra që ka Kosova e që si di as shteti e unë i di e merrem me to, ti vetëm në televizor i sheh.”

Mbrëmjen e djeshme në një lidhje direkte për emisionin “Debat Plus”, dyshja janë përballur live. Leonora i tha këngëtarit se ai në fakt e ka keqkuptuar mesazhin e saj.

“Mua Labi më ka keqkuptuar, nuk e ka kuptuar të saktë mesazhin tim. Kam reguar kur kam parë thirrjen për protestë. Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por ka mënyra tjera, ka kushte të tjera, jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Mendimi i lirë është i lejueshëm ne demokraci.

Reagimi i tij ka qenë nuk e di, lojë fjalësh. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e Koronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat. Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzuar aq shpejt”, u shpreh këngëtarja.

“Nuk është punë e juaja Leonorë se si e shpenzojmë kaparin. Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitoj bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëj jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka replikuar Tahiri.

“Përgjigjja jote ka qenë shumë ofenduese për mua Labi. Ti ke përmendur aty se rastet e rënda unë i shoh vetëm në TV. Është e vërtetë që ti ke bërë humanizëm, por nuk është e thënë që gjithë njerëzit që ndihmojnë, të dalin nëpër media dhe të flasin për ndihmat e tyre”, ka shtuar Leonora.