DUHET TI KENI PARASYSH/ 10 vendet më të bukura në botë për të kaluar mbrëmjen e Vitit të Ri – AlpeGossip
DUHET TI KENI PARASYSH/ 10 vendet më të bukura në botë për të kaluar mbrëmjen e Vitit të Ri

DUHET TI KENI PARASYSH/ 10 vendet më të bukura në botë për të kaluar mbrëmjen e Vitit të Ri

Detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti këto destinacione rreth e rrotull globit organizojnë mbrëmjen më spektakolare të ndërrimit të viteve.

1.Sidnej, Australi

Sidnej është qyteti i parë ndërkombëtar që përshëndet Vitin e Ri në mesnatë. Fishekzjarret shpërthejnë nga Sydney Harbour, me Opera House dhe Harbour Bridge në sfond.

Ishujt pranë portit dhe parqet rreth e rrotull ofrojnë pamje spektakolare.

Bonus: Viti i Ri përkon me fillimin e pranverës në Australi.

2. Taipei, Taivan

Mbrëmja e Vitit të Ri në Taipei, kryeqytetin e ishullit të Taivanit, është një spektakël vizual.

Ndërtesa më e lartë e qytetit, Taipei 101, shërben si pikënisja e një shfaqjeje të paharrueshme fishekzjarresh.

Gjithashtu, qyteti organizon performanca muzikore që i paraprijnë ndërrimit të viteve.

3. Bangkok

Bangkok përfshihet shpesh në listat e qyteteve me jetën e natës më mbresëlënëse. Prandaj, është mëse e natyrshme të jetë në këtë listë. Iu pëlqen më së shumti atyre që pëleqjnë turmat, zhurmën dhe bizhuteritë.

CentralËorld Plaza, sheshi më i madh i Bangkok është vendi ku mblidhen të gjithë për të parë spektaklin. Të tjerë mblidhen në Asiatique, ku edhe mund të bëjnë pazar, ndërsa të tjerë në restorante majë qiellgërvishtësesh si Sirocco.

4. Dubai

Burj Khalifa në Dubai është një nga qiellgërvishtësit më fantastikë në botë dhe bëhet edhe më i pabesueshëm natën e ndërrimit të viteve.

Burj Khalifa mban rekordin si ndërtesa më e lartë në botë dhe turma të tëra mblidhen nën të për të parë fishekzjarret që hidhen nga maja. Të tjerë, që preferojnë qetësinë, i drejtohen Burj Plaza.

Dubai njihet për ushqimin e mrekullueshëm, kështu që bëni mirë të vizitoni restorante luksoze si Cavalli Club Dubai.

Gjithashtu, nëse doni të bëni shopping, drejtohuni Dubai Mall, një ndër më të mëdhatë në botë.

5. Moskë

Sheshi i Kuq historik në mes të Moskës është jashtëzakonisht i ftohtë, por edhe jashtëzakonisht i bukur, sidomos natën e ndërrimit të viteve.

Mund të vizitoni monumentet e varrit të liderit komunist Vladimir Lenin ose të shihni nga afër reliket e Luftës së Ftohtë nga periudha sovjetike.

Nëse doni të kremtoni ndërrimin e viteve si i ka hije një aristokrati, shkoni në Ritz-Carlton në Moskë. Ndodhet në qendër dhe ka një bar në katin e fundit.

6. Cape Town

Cape Town është një nga qytetet me vendndodhjen më të bukur në Afrikë dhe botë. Fishekzjarret e Vitit të Ri thjesht e bëjnë më spektakolare bukurinë e qytetit.

Nëse kërkoni një vend me ushqim të shijshëm dhe pamje nga festa, MAReSOL ju bën punë. Restoranti është i specializuar në kulinarinë portugeze. Nëse doni të festoni, kaloni nga Cape Point Vineyards.

Porsi në Australi, edhe Cape Toën është në fillim të pranverës.

7. Londër

Londra dhe Tamizi janë gjithmonë një pamje e bukur natën e Vitit të Ri. Pamjen mund ta shihni nga Primrose Hill, Parliament Hill, Greenwich Park dhe Alexandra Palace.

Edhe udhëtimi me anije në lumë ofron pamje të mirë të fishekzjarreve.

Nëse preferoni baret, rekomandohet London Skybar dhe Old Bell Tavern.

8.Rio de Janeiro

Nëse doni ta përshëndesni vitin e ri me dy milionë njerëz të tjerë në një resort të ngrohtë buzë plazhit, shkoni në Rio de Janeiro.

Festa në Copacabana ka muzikë dhe fishekzjarre.

Për të festuar si vendasit, drejtohuni nga Jobi Bar, një institucion hapur në vitet ’50. Nëse doni pamje të fishekzjarreve dhe qytetit, do t’ju pëlqejë Vista Chinesa.

9. New York

Kudo që të jetoni, me shumë mundësi e keni parë momentin e ndërrimit të viteve në Times Square në New York.  Nëse s’doni të ngjesheni me një milionë njerëz në Times Square, mund të shkoni në Grand Army Plaza, Resorts World Cssino dhe Throgs Neck.

10. Las Vegas

Vegas është i ndriçuar gjatë gjithë vitit, por më 31 dhjetor, qyteti përcjell të tjera ndjesi. Rruga mbyllet për makinat dhe këmbësorët pushtojnë qytetin. Në mesnatë, kazinotë hedhin fishekzjarret e tyre.

Burimi: CNN