”KUR E PUTHA NË BUZË, OLSI U NDJE SI I PËRDHUNUAR”/ Albano Bogdo: “Të vdekurit” i futa gjuhën, ra nga arkivoli – AlpeGossip
”KUR E PUTHA NË BUZË, OLSI U NDJE SI I PËRDHUNUAR”/ Albano Bogdo: “Të vdekurit” i futa gjuhën, ra nga arkivoli

”KUR E PUTHA NË BUZË, OLSI U NDJE SI I PËRDHUNUAR”/ Albano Bogdo: “Të vdekurit” i futa gjuhën, ra nga arkivoli

Albano Bogdo së fundmi ka marrë pjesë edhe në filmin më të ri “Falco”. I ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora, ai ka folur për 2 puthjet në buzë që i dha Olsi Bylykut dhe një të vdekuri në arkivol.

Kemi pasur një skenë që puthesha unë me Besin po e hoqi Besi. Tre puthje pastaj më degradonte roli nga mafioz në gay. Të puthesha me të gjithë në buzë.

Olsi pati një moment që ishte i dyjëzuar. Ajo puthje ishte improvizim. Nuk ishte në skenar. Kur më dha 50 euro tek filmi e ndjeva që duhet të bëja diçka, s’dija si ta falenderoja dhe e putha në buzë. E kapa nga bluza dhe e putha në buzë. Cut, tha Besi. O plak tha, ishte shumë e bukur po pse nuk the që do e bëje. Olsi u shokua, ngeli si i përdhunuar, si i abuzuar seksualisht. Na thanë bëni edhe një dubël se nuk e kapi kamera mirë. Dhe bëmë disa dubla se u vendos të mbahej si plan. Batuta e Olsit i doli nga shpirti: Shyqyr që të dhashë 50 se të jepja 500 kushedi ç’do bëje. 

Ajo me të vdekurin ishte tjetër pastaj. Ishim 200 veta aty u bë një katrahurë. ATy e ndjeva që duhet të bëja diçka për t’i treguar gjithë dashurinë për babain. Plus justifikoheshim nga dasma. E para unë s’kisha për të folur fare aty në skenar, por ngaqë po i thoshin të gjithë i thashë: Si u bë babai? Vdiq tha, pse ky është? Dhe e putha. Ai zotëria nuk e dinte. As unë se dija. Ai u çua nga arkivoli, u rrëzua. U ndërpre xhirimi se nuk mblidheshin njerëzit nga të qeshurat. Besi që thoshte të lutem kur bën nga këto më thuaj më përpara, por mua më erdhi spontane. Bëmë disa dubla atëherë. Herën e dytë e para herë në jetë që i fusja gjuhën në gojë një mashkulli. Nga inati që po bënte pordhë. Thashë unë alamet djali. Ai qeshte. Në akademi kam pasur rolin e një homoseksuali. Puna është punë. Je i hapur kundrejt eksperimentimit në skenë. Nuk ka lidhje me jetën reale. Ata që thonë nuk e bëj dot nuk janë aktorë”, shprehet Albano.