NUK E DINTE QË ISHTE E ËMA KËNGËTARJA/ Djali fiksohet pas Gjystes (FOTO) – AlpeGossip
NUK E DINTE QË ISHTE E ËMA KËNGËTARJA/  Djali fiksohet pas Gjystes (FOTO)

NUK E DINTE QË ISHTE E ËMA KËNGËTARJA/ Djali fiksohet pas Gjystes (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Gjyste Vulaj ka qenë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why Not” ku ka folur më shumë për karrierën e saj, por edhe për jetën private. Siç dihet këngëtarja është nënë e një djali dhe një vajze dhe mbrëmjen e djeshme ka zbuluar se djali i saj i vogël i ka dëgjuar shumë vonë këngët e Gjystes dhe nuk e kuptonte që ajo është e ëma.

“Motrat vendosën në Youtube këngët e mia të përparme dhe e kanë pyetur: Besi, kush është kjo? Se di thoshte ai dhe i tregonin Gjyste Vulaj. Kur e pyesnin a do të ta vendosim Gjyste Vulajn, po thoshte. I them, po Gjyste Vulaj është nëna jote.”

“Dhe tani, një ditë i them, a është më e bukur Gjyste Vulaj apo mami?”, rrëfeu këngëtarja duke treguar se ndryshe nga fëmijët që zgjidhnin mami, djali preferonte të thoshte emrin e plotë GJyste Vulaj.