“FUTURE NOSTALGIA”/ Në kopertinën e Elle, Dua s’veshi asgjë më shumë se thjesht një kitare – AlpeGossip
“FUTURE NOSTALGIA”/ Në kopertinën e Elle, Dua s’veshi asgjë më shumë se thjesht një kitare

“FUTURE NOSTALGIA”/ Në kopertinën e Elle, Dua s’veshi asgjë më shumë se thjesht një kitare

Në edicionin e majit për Elle, ku promovon albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, Dua Lipa zgjodhi për kopertinë një “veshje” jo të zakontë. 24-vjeçarja u shfaq me një kitarë Moschino Couture, e cila u prezantua nga dizajneri Jeremy Scott në shtator, në sfilatën Pranverë 2020.

Në kopertinën e Elle, Dua s'veshi asgjë më shumë

Kitara dhe të gjitha veshjet e koleksionit u frymëzuan nga Pablo Picasso. Për të risjellë pikturat e Picasso-s në koleksion, Scott lexoi gjithë informacionin që mundi të gjente mbi artin e tij, pa 10 seritë e National Geographic mbi artistin, “Genius: Picasso”. Aq shumë i pikturoi Picasso gratë e jetës, sa Jeremy Scott krijoi një vizion të “gruas Picasso”. “Mendova për kubizmin, për periudhat e ndryshme të jetës dhe veprës së tij dhe u frymëzova,” u shpreh Scott para prezantimit të koleksionit.

Në kopertinën e Elle, Dua s'veshi asgjë më shumë

Në koleksion, Scott  risolli imazhet dhe veshjet e pikturave, eksperiementoi me paletat e ngjyrave dhe në disa raste, vendosi në copa pamje ekzakte të veprave të artistit.

Në kopertinën e Elle, Dua s'veshi asgjë më shumë