Opinionistët e ‘Love Story’ janë përballur me tone të ashpra në spektaklin e mbrëmjes së sotme. Një konflikt me sharje deri në banalitete mes Bleona Qerretit dhe Robert Aliajt është vënë në vëmendjen e publikut. Në një koment gjatë emisionit Aliaj ironizon koleget juri dhe thekson se ka krijuar një familje ndryshe nga zonjat që kishte përkrah të cilat ende jetojnë me prindërit. Sipas Robertit, vajzat e gratë nuk duhet të jetojnë gjithë jetën krahë prindërve pasi ky është modeli i gabuar që ‘u serviret’ të rejave sot.
Pas kësaj deklaratë nga kolegu, Bleona është revoltuar duke krijuar kështu një ‘skenë’ debati.
Robert Aliaj: Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Kur vjen puna për të folur për marrëdhënien e dashurisë sepse jam unë ai që mund të jap një ide sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që nuk e kanë arritur këtë gjë.
Bleona Qerreti: E ke gabim, unë kam familjen që 13 vjeç.
Roberti: Po, pra por ti jeton me familjen tënde të babait, jo tënden dhe ky është modeli më kot që mund t’i japim këtyre vajzave.
Bleona: Si mund të rrish ti në një lidhje kur nuk je i lumtur?
Roberti: Në Amerikë nuk i çohet modeli “Qerreti” i jetës, të jetosh me familjen në moshën 50 vjeç
Bleona: Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?!
Roberiti: Jo një vajzë të rrijë gjithë jetën në familjen e vet
Alketa Vejsiu: Lëri vajzat të jenë kush duan të jenë…
Roberti: Gjithsecili duhet të bëjë jetën e vet
Bleona: Mos u merr me prindërit e mi fare, thuaj më fal tani!
Roberti: Po flas për familjen në përgjithësi
Bleona: Ky është bullizëm, kush je ti mor zotëri? Ti je këngëtari më i mirë në mes të gjithë piktorëve dhe piktori më i mirë në mes të gjithë këngëtarëve.