FAMA “TRADHËTON” OLSI BYLYKUN/ Ja përse ia morën patentën (VIDEO) – AlpeGossip
FAMA “TRADHËTON” OLSI BYLYKUN/ Ja përse ia morën patentën (VIDEO)

FAMA “TRADHËTON” OLSI BYLYKUN/ Ja përse ia morën patentën (VIDEO)

Pjesa më e madhe e artistëve ‘i shpëtojnë’ gjobave nga policët duke përdorur famën, por kjo gjë nuk ka ndodhur me aktorin e humorit shqiptar.

Olsi Bylyku ka rrëfyer në skenën e “WhyNot” nga Roza Lati se si ndodhi rasti i heqjes së patentës. Ai tregoi se e ka marrë patentën, por çdo gjë u shkaktua nga radarët e rinj, jo policët.

“Shyqyr që e kape se kanë abuzuar me mua, me patentën time, jo me mua personalisht. Që ta dinë gjithë njerëzit, edhe kur nuk ka kthesë tjetër që do shkosh vetëm djathtas, e hap sinjalin prapë.

Jam shumë i rregullt. Ma bllokuan mua me 80, nga këto radarët e rinj se zakonisht policët kanë respekt për këto figurat publike.

Por mua më kapi ky radari i ri. Edi Rama, të hongërt mortja. Jo se kanë bërë shumë mirë, seriozisht. Mua më ra kjo, nuk kam çfarë ti bëj, por kam disa shokë, dmth 190 për qejf për të marrë bukën. Për hall, nuk e di çfarë duhet të bëjnë. Atyre duhet t’ia bësh, jo mua“, tregoi Olsi.