E TMERRSHME/ Reperit shqiptar i dështon koncerti, shkojnë vetëm 30 veta për ta parë – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Reperit shqiptar i dështon koncerti, shkojnë vetëm 30 veta për ta parë

E TMERRSHME/ Reperit shqiptar i dështon koncerti, shkojnë vetëm 30 veta për ta parë

Reperi me origjinë shqiptare i hitit “My year” Gashi është kthyer në një ndër personazhet që po korr një sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar. Ai ka publikuar një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh me këngëtar të njohur të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe janë kthyer në hite.

 

Mirëpo, për të arritur deri në këtë pikë të karrierës së tij, Gashi është përballur me shumë zhgënjime të cilat e kanë bërë më të fortë dhe ai kurrë nuk ka hequr dorë nga ëndrrat e tij.

Së fundmi, reperi shqiptar ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shihet në një stadium dhe kujton kohën kur në të ka dhënë një koncert i cili dështoi pasi në të kishin ardhur vetëm 30 veta për ta ndjekur.

“Më kujtohet kur dhashë një koncert në Çikago dhe erdhën vetëm 30 veta. Kurrë mos u dorëzo”, ka shkruar pranë fotos Gashi, koncertet e të cilit tani janë të tej mbushura.