SHQIPTARËT BËHEN BASHKË/ Reperi i njohur dhe Dua Lipa gati për bashkëpunim – AlpeGossip
SHQIPTARËT BËHEN BASHKË/ Reperi i njohur dhe Dua Lipa gati për bashkëpunim

SHQIPTARËT BËHEN BASHKË/ Reperi i njohur dhe Dua Lipa gati për bashkëpunim

Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër shqiptaret që na ka bërë krenarë në mbarë botën. Sukseset e saj vijnë gjithmonë në rritje dhe ajo është kthyer në një ndër femrat më të ndjekura në rrjetin social Instagram.

Së fundmi, Dua ka publikuar në profilin e saj një foto krah reperit të njohur me origjinë shqiptare, Action Bronson, teksa ndodhet në studion e tij.

Kaq ka mjaftuar që fansat të gëzohen nga ky takim i dy shqiptarëve dhe të aludojnë se dyshja janë gati për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet ende të konfirmohet nëse mes tyre do të ketë një bashkëpunim, apo është thjesht një vizitë e Duas në studiot e reperit.