PAK ORË PAS LINDJES/ Publikohet fotoja e parë e Diellza Kolgecit me vajzën e saj – AlpeGossip
PAK ORË PAS LINDJES/ Publikohet fotoja e parë e Diellza Kolgecit me vajzën e saj

PAK ORË PAS LINDJES/ Publikohet fotoja e parë e Diellza Kolgecit me vajzën e saj

Ditën e sotme Diellza Kolgeci provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë. Bukuroshja shqiptare solli në jetë një vajzë, e cila lindi gjatë mesnatës. Diellza ka treguar për “rtv21.tv” se ka bërë lindje natyrale dhe pavarësisht disa komplikimeve, ajo dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë. Ajo ka zbuluar se vajzën e ka pagëzuar me emrin Helena dhe se kur e mori për herë të parë në krahë harroi çdo dhimbje. “Nuk e kam besuar se ato dhimbje aq të mëdha mundet dikush t’i kalojë në sekondë”, ka thënë Kolgeci. “Rtv21.tv” ka publikuar edhe një foto nga spitali, në të cilën Diellza shihet duke mbajtur vajzën e saj në krahë.

 

Kujtojmë se pak kohë më parë u zbulua se Diellza Kolgeci është në një lidhje me basketbollistin kosovar, Fisnik Rugova, i cili është disa vite më i ri se ajo.