PËR QEJF APO PËR KLIKIME? Cila është arsyeja e puthjeve në buzë në emisionin e Roza Latit? (VIDEO) – AlpeGossip
PËR QEJF APO PËR KLIKIME? Cila është arsyeja e puthjeve në buzë në emisionin e Roza Latit? (VIDEO)

PËR QEJF APO PËR KLIKIME? Cila është arsyeja e puthjeve në buzë në emisionin e Roza Latit? (VIDEO)

Roza Lati është një nga personazhet më të përfolura të ekranit shqiptar. Ajo njihet për tipin e çiltër dhe moskokçarës dhe kjo është ajo që e bën të veçantë.

Poashtu, dhe në emisionin e saj ”Why Not” ajo ja del gjithmonë të tërheqë vëmendjen, jo vetëm me të ftuarit që zgjedh por gjithashtu dhe me mënyrën se si ajo e drejton spektaklin dhe ”të papriturat” që ajo ofron.

Diçka me të cilën bukuroshja ka arritur të tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut, kanë qenë puthjet në buzë që ajo shkëmben në emision. Së fundmi këtë gjë e pamë ditën e djeshme kur Roza puthi në buzë gazetarin shqiptar Ronaldo Sharkën. Më parë, këtë veprim e kemi hasur dhe me reperin Fero pasi bashkë në emision janë puthur në buzë 2 herë.

Këtë ”fenomen” para syve të publikut, më parë e kemi vënë re në emisionin e Arjan Çanit ”Zonë e Lirë”. Arjani shumë herë puthte të ftuarat e tij të emisionit në buzë dhe patjetër ky veprim tëhiqte shumë vëmendje.

Vallë, me Rozën kjo gjë ndodh vetëm prej tipit të saj të çiltër apo përdoret më shumë për të tërhequr vëmendje dhe klikime? /AlpeGossip.al