Ndonëse është përpjekur që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut, Olsi Bylykut muajin e kaluar iu zbulua lidhja disa mujore me një vajzë bukuroshe të quajtur Egli.
Dyshja u fotografuan bashkë gjatë premierës së “Dy gisht mjaltë” dhe pas publikimit të fotove, Olsi u shpreh se nuk dëshiron të japë më shumë informacion.
Mirëpo ditën e sotme në “Be Coffee”, aktori ka treguar për herë të parë se është shumë i dashuruar.
Olsi pyeti të ftuarit, Anxhelën dhe Mateusin se cili prej tyre është i dashuruar, por përfundoi duke thënë se është vetë shumë i dashuruar.
Mateusi tha se nuk është më i dashuruar ndërsa Anxhela preferoi të mos përgjigjej.
“E di unë kush është më i dashuruar se këta të dy? Unë”, u shpreh Olsi.