“NJË DIELL I VOGËL PO…”/ Arbana ndan FOTON dhe ndjesitë e saj të para pas lindjes – AlpeGossip
“NJË DIELL I VOGËL PO…”/ Arbana ndan FOTON dhe ndjesitë e saj të para pas lindjes

“NJË DIELL I VOGËL PO…”/ Arbana ndan FOTON dhe ndjesitë e saj të para pas lindjes

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Diell. Pak momente më parë, Arbana ka publikuar foton e parë ku ka kapur duart me vogëlushin dhe partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, duke shkruar emocionet e para.

“Një Diell i vogël na shndriti sot! Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua”, shkruan Arbana krahas fotos.

Kujtojmë se moderatorja është nënë edhe e një djali më të rritur të quajtur Joni, me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë dhe tani ai është shumë i lumtur që është një vëlla i madh.