U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Ledri Vula poston FOTON e veçantë me Sarën nga spitali – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Ledri Vula poston FOTON e veçantë me Sarën nga spitali

U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Ledri Vula poston FOTON e veçantë me Sarën nga spitali

Para se vetë reperi ta postonte foton e parë nga spitali pas lindjes së vajzës, një mik i tij i ngushtë e ka “tradhtuar”, sepse ka postuar një foto ku duket qartë reagimi i Ledrit pasi ka ndarë me të lajmin se është bërë baba.

Çfarë mund të komentosh më shumë pas kësaj fotoje kaq ngazëllyese?

Miku i tij i ngushtë, Rron Kajtazi, ka postuar portretin e Ledri Vulës pasi ky i fundit ka dhënë lajmin se sapo është bërë baba duke paraprirë kështu çastin kur vetë Ledri do ta ndante me të gjithë miqtë e tij.

Vetëm pak minuta më parë, Ledri ka postuar një foto duke i shtrënguar dorën Sarës nga spitali bashkë me datën e sotme. Kaq ka mjaftuar për të kuptuar lajmin që ka qarkulluar sot prej disa orësh në portale. Sot, këngëtari i njohur dhe partnerja e tij kanë ndryshuar status – janë bërë prindër për herë të parë.

Me dhjetëra urime kanë shkuar në adresë të çiftit të njohur, nga i cili presim më shumë detaje për vajzën. Urime Ledrit dhe Sarës!