“FOTO SA NJË MIJË FJALË”/ Moderatorja shqiptare ndan publikisht ‘vuajtjet’ në palestër (FOTO) – AlpeGossip
“FOTO SA NJË MIJË FJALË”/ Moderatorja shqiptare ndan publikisht ‘vuajtjet’ në palestër (FOTO)

“FOTO SA NJË MIJË FJALË”/ Moderatorja shqiptare ndan publikisht ‘vuajtjet’ në palestër (FOTO)

Liberta Spahiu është padyshim një nga moderatoret më të mira në Kosovë. Ajo prezanton prej kohësh programin ‘Prive’ dhe publiku e ndjek në ekran dhe në profilin personal në ‘Instagram’. Ndër të tjera, Liberta njihet për sensin e humorit me të cilat shoqëron postimet e saj. Edhe sot moderatorja i ka bërë të gjithë të qeshin me një foto të publikuar në ‘InstaStory’.

Spahiu shfaqet në palestër teksa bën ushtrime dhe jep një shpjegim të gjatë për foton që në pamje të parë duket sikur është perfekte.

“Ha dhe pi pa pushim dhe tani lë shpirtin në palestër. Për dy javë dua të dukem mirë. Po pra si jo! Ndërkohë që bëhet ky ushtrim, në ato sekonda çdo fije muskulore, dhjam dhe qelizë e trupit dridhet si thupra. Asgjë nuk është siç duket. Për ata që duan ta dinë, pas kësaj fotoje jam përplasur në tokë”,-ka shpjeguar Liberta.

Me siguri të gjithë ata që e kanë provuar palestrën dhe mbajnë mend fillimet e tyre në përpjekje për t’u stërvitur, e kuptojnë çfarë ka dashur të thotë moderatorja. Herës tjetër kur të shkoni në stërvitje me siguri do i kujtoni këto fjali të shkruara prej saj.