KORONAVIRUSI/ Tani, edhe Chanel prodhon maska dhe kostume mbrojtëse – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Tani, edhe Chanel prodhon maska dhe kostume mbrojtëse

KORONAVIRUSI/ Tani, edhe Chanel prodhon maska dhe kostume mbrojtëse

Gjatë javëve të fundit, teksa pandemia e koronavirusit pakëson burimet mjekësore në gjithë botën, një numër i madh markash të njohura kanë nisur të prodhojnë pajisje dhe veshje mbrojtëse për profesionistët në vijën e parë të luftës kundër virusit. Kompania e fundit që ofron kontributin e saj është Chanel, që njoftoi të dielën se punonjësit do të prodhojnë maska dhe kostume mbrojtëse në momentin që autoritetet franceze aprovojnë prototipet e tyre.

“Sot po mobilizojmë forcën tonë puntore dhe partnerët tanë për të prodhuar kostume dhe maska mbrojtëse,” shkruhet në deklaratën për shtyp të Chanel, sipas Reuters.

Deri më 30 mars, Franca ka 40147 raste të konfirmuara dhe 2606 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se Franca përdor 40 milionë maska në javë. Shteti ka porositur një miliardë maska dhe konglomerata e luksit LVMH – që prodhon xhel antibakterial në tre prej fabrikave në Francë – bleu rreth 40 milionë maska për t’ia dhuruar spitaleve. Sidoqoftë, të dielën, Veran tha se Franca ka pajisje mbrojtëse edhe për tre javë.

Gjithashtu, Chanel ka dhuruar 1.2 milionë euro për një fond emergjence që do të shkojë për sistemin spitalor dhe u ka premtuar punonjësve rrogë për tetë javë.

Disa dizajner dhe marka – si për shembull, Christiano Siriano dhe Prada – kanë nisur të prodhojnë maska mbrojtëse për t’ua dhuruar spitaleve, me synim që respiratorët N95 t’i përdorin vetëm ata që kanë vërtet nevojë. Dizajnerë të tjerë kanë nisur të prodhojnë kostume mbrojtëse, ndërsa marka si LVMH, Estée Lauder, Coty Inc., dhe të tjerë po i përdorin burimet për të prodhuar xhel antibakterial. Nuk është e qartë sa maska do të prodhojë Chanel, por sadoqofshin, do të lehtësojnë disi situatën.

Burimi: The Cut