Anxhela Peristeri do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion? – AlpeGossip
Anxhela Peristeri do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion?

Anxhela Peristeri do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion?

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të dashura për publikun të cilin e ka bërë për vete me zërin dhe këngët e saj që dëgjohen kudo e nga të gjithë. Anxhela është e ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku e pyetur nga moderatori se cili prej festivaleve është më i mirë “Kënga magjike” apo “Festivali i RTSH-së”, ajo nuk mund të bëjë një zgjedhje, por zbulon diçka edhe më të madhe.

Në edicionin tjetër të Festivalit të këngës në RTSH” do të shohim edhe Anxhelën pasi siç tregon ajo ka një material të denjë për konkurrim.

“Unë mendoj se të dyja festivalet janë të mira. Kënga Magjike është një festival prestigjioz prandaj edhe unë kisha 4 vjet që merrja pjesë, megjithatë nuk e përjashtoj festivalin e fundvitit, do kem një material të denjë për konkurrim”, u shpreh Anxhela.