Nik Xhelilaj është pa dyshim një nga aktorët më të njohur shqiptarë jashtë vendit, duke qenë se këto vite ai është bërë pjesë e kinemasë turke dhe asaj gjermane. Ai ka luajtur në disa filma në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në një serial historik turk, që së shpejti do të transmetohet në Shqipëri, i quajtur “Kryeqyteti”. Me sa duket, suksesi për Nikun do të vazhdojë, pasi vetë aktori ka zbuluar se do të jetë pjesë e një tjetër seriali.
Këtë detaj e ka treguar në një intervistë për “Nd’rrimin e natës”. Këtë herë, roli do të jetë shumë i veçantë, pasi do të luajë një personazh me origjinë shqiptare nga Prizreni. “Tematika e filmit do të jetë me Sirinë dhe do e nis me rolin e një terroristi, por në serialet turke nuk dihet si përfundon”, ka thënë më tej Niku, duke lënë surprizë detajet e tjera. Ndërkohë, fansat e Turqisë kanë vërshuar në komplimente për rolin, por edhe për look-un e tij të veçantë, duke qenë se ai identifikohet për trupin me muskuj dhe thinjat në flokë. Sipas mediave turke, stili unik i aktorit 35-vjeçar nga Tirana, po shndërrohet në një stil unik, që po e ndjekin djemtë turq me shije.
Nik Xhelilaj shquhet për natyrën diskrete në publik dhe ende nuk dihet asgjë për statusin e tij. Pyetjet që i bëjnë shpesh ndjekësit janë nëse është i dashuruar, por ai preferon të mos japë përgjigje. Në “Instagram”-in e tij, ai poston foto vetëm ose me kolegë, duke ruajtur kështu një profil misterioz. Fama, pamja e kuruar dhe imazhi e bëjnë të duket gjithmonë e më shumë tërheqës për femrat, të cilat nuk rreshtin duke e komplimentuar.