E PAPRITUR/ Zayn Malik ka pasur lidhje romantike me një 41-vjeçare (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Zayn Malik ka pasur lidhje romantike me një 41-vjeçare (FOTO)

E PAPRITUR/ Zayn Malik ka pasur lidhje romantike me një 41-vjeçare (FOTO)

Zayn Malik është vënë në qendër të mediave pas deklaratave të një masazhatoreje 41-vjeçare e cila ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ylli i muzikës, 2 javë pas ndarjes nga Gigi Hadid ka takuar Enrica Petrongari e cila ka shkuar si masazhatore në shtëpinë e tij. Në deklaratën për ‘The Sun’, zonja në fjalë ka treguar se ata kanë shkëmbyer numrat pas fjalëve që Zayn i tha. Pasi shkëmbyen disa herë mesazhe, ai e ka ftuar të shkojë në apartamentin e tij në ‘New York’.

“Nuk mund ta besoja që mund t’ia hidhte sytë një femre si unë. Më bënte shumë komplimenta dhe më thoshte që i pëlqente trupi im. Më bëri të ndihem e veçantë, por pak më vonë e kuptova që isha e përdorur”,-ka thënë ndër të tjera Enrica. 41-vjeçarja theksoi se ai e thërriste ‘perëndeshë italiane’ dhe të gjitha këto ‘llastime’ i mbushën mendjen të flinte me të, por pasi gjithçka mbaroi Enrica shpjegon se ai u soll shumë keq me të. Madje pasi pa që kjo e fundit bëri foto në shtëpinë e tij i bllokoi numrin.