“KUR TË VOGLËN E ZË GJUMI…”/ Jonida Vokshi tregon vetëm me një FOTO jetën e saj dhe të Besnikut pasi vajza fle – AlpeGossip
“KUR TË VOGLËN E ZË GJUMI…”/ Jonida Vokshi tregon vetëm me një FOTO jetën e saj dhe të Besnikut pasi vajza fle

“KUR TË VOGLËN E ZË GJUMI…”/ Jonida Vokshi tregon vetëm me një FOTO jetën e saj dhe të Besnikut pasi vajza fle

Në muajin qershor, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bekuan me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

E vogla u kthye në qendrën e vëmendjes së çiftit dhe tashmë gjithçka rrotullohet rreth saj.

Madje, tashmë mami Jonida dhe babi Besniku janë mësuar me oraret e Emit dhe planet e tyre varen nga orari i gjumit të të voglës.

Duket se mbrëmjen e sotme Emin e ka zënë gjumi herët, ndaj çifti i ri i prindërve ka përfituar nga rasti të shijojë pak kohë vetëm.

Ata kanë mbushur nga një gotë verë dhe duket se po shijojnë qetësinë teksa e vogla fle.

“Kur të voglën e zë gjumi, mami dhe babi bëjnë një dolli për shëndetin e saj!”- shkruan Jonida krahas postimit ku ka fotografuar gotat e verës.

Duket se çifti ia paska gjetur anën edhe prindërimit dhe janë mësuar shpejt me jetën e re me të voglën.

Ndërkohë, ne jemi tepër kuriozë të shohim portretin e bebushes dhe të mësojmë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.