VË NË SIKLET MESHKUJT/ Roza Lati: Jeni bërë të gjithë njësoj me mjekër – AlpeGossip
VË NË SIKLET MESHKUJT/ Roza Lati: Jeni bërë të gjithë njësoj me mjekër

VË NË SIKLET MESHKUJT/ Roza Lati: Jeni bërë të gjithë njësoj me mjekër

Moderatorja e njohur e “Why Not”, Roza Lati, është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale, ku ka ndarë së fundmi me ndjekësit diçka që i ka bërë përshtypje.

Roza ka vënë re se meshkujt akuzojnë femrat se janë të gjitha njësoj për shkak të ndryshimeve që kanë bërë në fytyrë.

“Tani që po e mendoj.. Më bën për të qeshur kur lexoj komente: Jeni bërë të gjitha femrat njësoj… Një kiru.rgji plastike… Bla bla bla… Bli bli bli…

Po pse, meshkujt s’janë bërë të gjithë njësoj? Prej mjekrës kanë njësoj edhe ata. Apo jo zonjusha?”- shkruan Roza në postim.

“Dmth.. Sinqerisht unë i ngatërroj djemtë në rrugë se më duken si fytyra të para, ose si mjekrra të para.

Njoh një klasë të tërë universiteti që e mbajnë mjekrën kështu..

Kështu që djema, na lini ne vajzave rehat. Paqe.”- përfundon moderatorja.