Dua Lipa arriti 15 milionë ndjekës në Instagram/Ne ju tregojmë se ajo ka një arsye më shumë për të festuar sot (FOTO) – AlpeGossip
Dua Lipa arriti 15 milionë ndjekës në Instagram/Ne ju tregojmë se ajo ka një arsye më shumë për të festuar sot (FOTO)

Dua Lipa arriti 15 milionë ndjekës në Instagram/Ne ju tregojmë se ajo ka një arsye më shumë për të festuar sot (FOTO)

Dua Lipa ka arritur ditën e sotme 15 milionë ndjekës në Instagram. Po, plot 15 milionë njerëz që shohin çdo gjë që ajo bën e poston!

“15 milion ndjekës. Jemi duke festuar! Faleminderit, FALEMINDERIT!!! Sezoni i “Luanit” nisi mirë dhe po e ndjej më të gjallë se kurrë” – ka përfunduar Dua në postimin e saj, ku shfaqet duke konsumuar shampanjë nga shishja për këtë arritje.

Ajo çka neve na bën përshtypje, nuk janë 15 milionët që ka arritur Dua sot, sepse duke pasur parasysh faktin që ajo është tashmë një yll i afirmuar ndërkombëtar edhe shifrat e ndjekësve do të ndiqnin pas shifrat e njerzve që ajo mbledh në të gjitha turet që ka bërë.

Por, vetëm 2 vite më parë, ne në një artikull, tregonim se si Dua kishte festuar me një foto gjysmë zhveshur e futur në vaskë, 250 mijë ndjekësit e saj. Asokohe, këngëtarja kishte edhe më pak ndjekës se disa këngëtarë shqiptarë si Flori Mumajesi, Era Istrefi, Noizy apo Enca, ndërkohë që vetëm brenda 24 muajve ajo ka arritur rekord, nga 250 mijë në plot 15 milionë.

Si përkthehet kjo? Një menaxhim i shkëlqyer i karrierës së saj, imazhit që Dua ka ndërtuar dhe sigurisht “rregullave të reja” që e bënë të jetë kjo që është sot. Ishtë pikërisht projekti “New Rules” që i hapi Duas rrugën e suksesit e ajo tashmë veçse po shijon frytet e asaj që ka korrur.