Një adhurues video-lojërash dhe yll i YouTube, braktisi femrën e njohur si “prezantuesja më seksi e motit në botë”, që të kishte më shumë kohë për të luajtur Call of Duty.
Ylli i YouTube, Douglas FaZe Censor Martin, e zbuloi këtë në një video të re, duke thënë se e braktisi të dashurën e tij Yanet Garcia në mënyrë që të mund t’i kushtonte më shumë vëmendje video-lojës.
Garcia i konfirmoi lajmet të premten, duke thënë se “iu ka thyer zemra”, transmeton Gazeta Express.
Martin, 23 vjeç, filmoi një video 10-minutëshe për të shpjeguar pse e braktisi të dashurën e tij.