Ndërkohë që ju investoni kohë dhe para për të blerë të brendshme seksi që të bëni më pikante jetën seksuale me partnerin, atyre s’u pëlqeka asgjë e tillë. Nëse do ta pyesni të dashurin tuaj, çfarë të vishni, me siguri do t’ju thotë çfarë të duash, por disa djem kanë treguar për Cosmopolitan çfarë i ndez vërtetë shumë në shtrat, dhe ndonëse pjesa më e madhe thanë ‘asgjë’ me plot gojë dhe vetëm një tha të brendshme seksi, të tjerët kanë preferenca të tjera pak më specifike.
‘Një bluzë e madhe. Të mos përpiqesh të jesh seksi, është në fakt shumë seksi.’
‘Pizhama të rehatshme, sepse s’ka asgjë më seksi se një grua që ndihet mirë në lëkurën e saj.’
‘Pantallona dhe pa reçipeta. Tmerrësisht seksi!’
‘Këmishat e mia. Më acaron sa herë më merr diçka të re nga dollapi, por duket kaq bukur. Ideja e këmishës së zbërthyer pa reçipeta poshtë e bën të gjithë punën.’
‘Pantallonat e shkurtra që të zbulojnë të pasmet. Është shumë më tepër tunduese sesa të jetë komplet lakuriq.’
‘Një bluzë e ngushtë. Shumë, shumë seksi.’
‘Pantallona të shkurtra të mëndafshta. I tregojnë këmbët e gjata dhe prapanicën të bukur.’
‘E gjitha lakuriq.’
‘Tuta dhe një bluzë të gjatë në verë.’
‘Asgjë.’
‘Nudo. A ka përgjigje tjetër?’
Megjithatë kjo s’duhet t’ju ndalojë juve të blini të brendhsme seksi. Nëse diçka e tillë ju bën të ndiheni mirë apo ju ndihmon të rrisni vetëbesimin, bëjeni. Kush u ankua ndonjëherë nga të brendshmet seksi gjithsesi?