PAS TRADHTISË/ Tristan Thompson sapo na dha një tjetër arsye për ta urryer më shumë – AlpeGossip
PAS TRADHTISË/ Tristan Thompson sapo na dha një tjetër arsye për ta urryer më shumë

PAS TRADHTISË/ Tristan Thompson sapo na dha një tjetër arsye për ta urryer më shumë

Qëkur ai dhe Khloe Kardashian u ndanë muajin e kaluar, Tristan Thompson thuhet se nuk ka qenë aq i përfshirë në kujdesin për vajzën e tij, True.

“Khloe është jashtëzakonisht e mërzitur me Tristan, sepse nuk po bën asnjë përpjekje për t’u përfshirë në jetën e vajzës së tyre”, tha një burim për “Us Weekly”.

Burimi thotë se ajo e kupton që ai ka angazhime, pasi është basketbollist i NBA-së, por nuk kupton pjesën që ai as nuk kërkon ta shohë të bijën.

“Khloe e kupton që ai udhëton shpesh për shkak të basketbollit dhe jeton në Cleveland, por ajo ndjen sikur Tristan ka ecur përpara. Qëndrimi i Tristan-it duket sikur është: ‘Do ta shoh vajzën, kur ta shoh’”, ka thënë burimi.

Ka ndonjë arsye tjetër për ta urryer më shumë Tristan?