Në prill të këtij viti Sara Hoxha dhe Ledri Vula konfirmuan lidhjen që përflitej prej vitesh në media. Që nga ai moment në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot dhe dedikimet e ëmbla.
Dyshja kanë shkuar me pushime dhe po shijojnë së bashku ditët e nxehta të verës në bregdet. Ledri ka publikuar së fundmi disa foto, duke zbuluar dhe aftësitë e Sarës si fotografe.
Në disa prej fotove në fjalë, bukuroshja ka fotografuar partnerin dhe dorën e saj mbi kraharorin e tij. Ndërsa në disa të tjera ajo ka fotografuar Ledrin në poza të ndryshme buzë detit.