SEKSI DHE JOSHËSE/ Besa Kokëdhima sapo zbuloi fustanin që veshi në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO) – AlpeGossip
SEKSI DHE JOSHËSE/ Besa Kokëdhima sapo zbuloi fustanin që veshi në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO)

SEKSI DHE JOSHËSE/ Besa Kokëdhima sapo zbuloi fustanin që veshi në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO)

Pavarësisht se ka kaluar mbi një javë nga dasma e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, ende nuk janë publikuar fotot e ditës së tyre më të rëndësishme. Veç kësaj, disa nga të ftuarit, që janë personazhe të njohur publikë, po zbulojnë tani paraqitjen e fundjavës së 11-12 gushtit.

Besa Kokëdhima tregoi një ditë pas dasmës se çfarë kishte zgjedhur të vishte ditën e festimeve të pritjes: një fustan të gjatë tyli ngjyrë të kuqe.

Po vetëm paraditen e kësaj të hëne, këngëtarja e njohur shqiptare tregoi se çfarë fustani kishte zgjedhur të vishte ditën e dasmës.

Besa publikoi një foto ku shfaqet magjike me fustanin bezhë, të gjatë deri në fund të këmbëve, ku detaji më i rëndësishëm në të është pjesa e bustit.

Ky i fundit është i mbuluar me kristalet “Swarovski”, të cilat janë ndër gurët më shkëlqyes dhe të përzgjedhur për të ndriçuar veshjet.

Fustani ka një të çarë që nis nga fillimi i kofshës, duke e treguar atë edhe më sensuale.