Motër e vëlla për herë të parë në një duet/ Beatrix dhe Alban Ramosaj zbulojnë surprizën (FOTO) – AlpeGossip
Motër e vëlla për herë të parë në një duet/ Beatrix dhe Alban Ramosaj zbulojnë surprizën (FOTO)

Motër e vëlla për herë të parë në një duet/ Beatrix dhe Alban Ramosaj zbulojnë surprizën (FOTO)

Dy këngëtarët e njohur, Beatrix dhe Alban Ramosaj së fundmi na kanë paralajmëuar nëpërmjet disa postimeve në Instastory se shumë shpejt do të vijë së bashku në një duet.

Edhe pse prej vitesh ata janë pjesë e botës muzikore, deri më tani ata nuk kanë asnjë bashkëpunim së bashku.

Nëpërmjet postimeve në Instastory Beatrix na ka lajmëruar se dueti i saj Albanin do të publikohet në datë 18 gusht.

“Përshëndetje! Lajme emocionuese. Dueti më në fund ndodhi! Vëllai im dhe unë do të publikojmë duetin e parë bashkë më 18 gusht. A është kjo ajo që ju të gjithë prisnit?”, shkruan Beatrix në postimin e saj në Instastory.

Nga postimet që dy këngëtarët kanë bërë në rrjetet e tyre sociale kemi mësuar se kënga quhet “Get High” dhe klipi i saj është realizuar jashtë Shqipërisë.

Fansat e Albanit dhe Beatrixit janë shprehur shumë të emocionuar për këtë këngë, e cila pritet të shndërrohet në një hit.