PUSHIME ME PAK LEKË/ Personazhet e showbizit që eksploruan bukuritë e vendit tonë: Nga Valbona Selimllari tek… (FOTO) – AlpeGossip
PUSHIME ME PAK LEKË/ Personazhet e showbizit që eksploruan bukuritë e vendit tonë: Nga Valbona Selimllari tek… (FOTO)

PUSHIME ME PAK LEKË/ Personazhet e showbizit që eksploruan bukuritë e vendit tonë: Nga Valbona Selimllari tek… (FOTO)

Mjafton të hapësh Instagram-in dhe të dalin përpara foto të personazheve shqiptare duke pushuar sa në njërin plazh në tjetrin. Ata kanë zgjedhur destinacione të ndryshme si çdo vit; disa duke qëndruar besnikë të resorteve luksoze në Turqi, të tjerë duke eksploruar ishujt magjepsës të Greqisë. Dikush tjetër zgjedh të arratiset drejt brigjeve të Meksikës, të Malit të Zi, madje të vijë dhe përreth botës. Por ka pasur nga ata që kanë zgjedhur të ekplorojnë brigjet e Shqipërisë, bukuritë natyrore bregdetare e malore që vendi ynë ka. Disa prej personazheve të njohur të ekranit kanë treguar se me pak lekë, me një planifikim të mirë, një çantë shpine, mund të bësh pushime të paharrueshme edhe në vendin tonë.

Fatma Haxhialiu

Fatma Haxhialiu, moderatorja e “Thumb” përshkroi kilometra të tëra brenda territorit të Shqipërisë duke shijuar pushime në bregdet, në qytete me arkitekturë të veçantë, në fshate turistike etj. Llogora, Kakomë, Sarandë, Gjirokastër, Gjiri Krorez ishin disa nga vendet që Fatma nën shoqërinë e bashkëshortit dhe vëllait të saj eksploruan këtë verë. Moderatorja zgjodhi që ditët e saj të pushimit t’i shfytëzonte për të shijuar pak nga bukuritë e vendit të saj e madje ekperiencën e ndau edhe me ndjekësit.
“A behen super pushime me pak leke ne Shqiperi?
Po te marresh nje cante shpine e ne vend qe te gjesh vendet me luksoze per te bere check in, te dalesh te ekspolorosh kete vend, as vet nuk do e besoni sa shume do kenaqeni. Harroni shezlongun 20mije leke dhe omletat 900 leke, dilni dhe vizitoni gjire te virgjera, ne vend qe te kerkoni hotelet me yje e xixa provoni te flini ne tende e te shikoni yjet, provoni mikpritjen e vendasve qe hapin dyert e shtepive per pushuesit, per pak leke.
Ndihmoni bizneset e vogla familjare, provoni te hani peshkun e fresket te gatuar ne qymyr nga peshkataret te ajo barakja e kashtes, shkoni te restoranti i shtepise, ku gatuan nje gjyshe ose amvise me duart e arta.
Jam dakord te denohen abuzuesit, mashtruesit qe po e rrenojne turizmin e ketij vendi te bekuar. Bojkotoni sherbimet e fodulleve, bojkotoni vjedhjet qe behen hapur, por mos bojkotoni natyren e bukur te Shqiperise!
Na ka bekuar Zoti, nuk ka me te bukur se ky vend ❤”- tregoi Fatma në Instagram.

Gentian Zenelaj

Gentian Zenelaj është një tjetër personazh i cili pushimet i kaloi jo në jug por në veriun e Shqipërisë.Bashkë me familjen ai vizitoi Logun e Bjeshkëve duke e cilësuar si një ekperiencë fantastike.
“Logu i Bjeshkëve 2018. Ekperiencë fantasike. Shkoni në Vermosh, shkoni në Tamarë, shkoni në Lepushë. ekloroni veriun madhështor. Nuk do të pendoheni”,- ka rrëfyer Genti.

Isida Mollaymeri

Isida Mollaymeri ka treguar se kaloi një nga ditët më të bukura në lumin e Shalës në Koman por edhe në Gjirokastër, Sarandë e Himarë. Balerina e njohur kaloi disa ditë pushimi mjaft të bukura duke i cilësuar si një ekperiencë tejet të veçantë brenda Shqipërisë. Nga sa mund të shihet edhe në postimet e saj në rrjete sociale, të bësh qejf dhe plazh njëkohësisht është një kënaqësi që mund të merret edhe pa vizituar plazhet më të bukura të botës, mjafton të dish ku të shkosh edhe këtu në Shqipëri.

Valbona Selimllari

“Maja e Jezercës” në Valbonë ishte zgjedhja e parë e Valbona Selimllarit e pasuar nga vizita në Liqenin Ulzë dhe Syri i Skafkacit në Vuthaj. Valbona tregoi se i pëlqen të vizitojë dhe ekplorojë vendet më të bukura që ka veriu i Shqipërisë.

Florjan Binaj

“Verë dhe Portokalle” shëtiti të gjithë aktorës e trupës së humorit në qytetet më të bukura shqiptare dhe Florjan Binaj e shfytëzoi në maksimum kohën duke e ndërthurur punën edhe me pushimet. Të shumta ishin qytete në të cilat ata bënë plazh e eksploruan edhe arkitekturat mbresëlënëse por menjëherë pasi u kthye Flori preferoi që të vijonte pushimet në Shqipëri. Bashkë me një grup miqsh, si gjithnjë një fanatik i bukurive të Shqipërisë, Flori vizitoi kanionet e lumit Erzen.

Sara Kolami

Sara Kolami zgjodhi jugun jo vetëm plazhet por edhe qytetet arkitekturore. Moderatorja ekploroi qytetin e bukur të Gjirokastrës, Këlcyrën, Drimadhes e shumë plazhe të tjerë. Sa sa ëhstë kënaqur ajo mjafton të shihni fotot e saj në Instagram ku u sugjeron të gjithëve që të ekplorojnë bukuritë e këtij vend

Stay wild and true to yourself ✨ #TakeABreath 🌲🍃

A post shared by @ sarakolami on