“Të kam FIKSIM o babush”/ Këngëtarja shqiptare ia thotë TROÇ këtij aktori (FOTO) – AlpeGossip
“Të kam FIKSIM o babush”/ Këngëtarja shqiptare ia thotë TROÇ këtij aktori (FOTO)

“Të kam FIKSIM o babush”/ Këngëtarja shqiptare ia thotë TROÇ këtij aktori (FOTO)

Ndonëse është një nga këngëtaret më të suksesshme momentalisht dhe konsiderohet si një nga femrat më seksi në botë, duket se Bebe Rexha edhe pse mund të ketë këdo pranë vetes, është shumë e fiksuar pas aktorit të njohur Michael B.Jordan i cili u bë mjaft i njohur për rolin e tij në filmin ‘Pantera e zezë’.

Ajo në një intervistë të dhënë përpara disa kohësh në ‘Cosmopolitan’ pranoi se është shumë e fiksuar pas tij.

Mashkulli fiksim për momentin është Michael B. Jordan”, u shpreh ajo për revistën, mirëpo Bebe nuk e la me aq dhe menjëherë u hodh në sulm duke e gjuajtur publikisht aktorin në profilin tij.

Michael kishte publikuar një foto në profilin e tij në instagram ku binte në sy trupi i tij i palestruar, këngëtarja nuk i ka rezistuar këtij postimi dhe menjëherë ka reaguar duke i lënë atij një fytyrë me dy zemra në komente.

Komentit të saj ju përgjigjen shumë fansa, të cilët ranë dakord me Beben se ai është shumë i mirë dhe ajo u ktheu përgjigje duke u thënë: “Ai është çfarë ne quajmë një ‘daddy’”, duke i lënë të gjithë pa fjalë për guximin e saj.