“BASHKIMI BËN FUQI”/ Grupet e muzikës shqiptare që po i rezistojnë kohës (FOTO) – AlpeGossip
“BASHKIMI BËN FUQI”/ Grupet e muzikës shqiptare që po i rezistojnë kohës (FOTO)

“BASHKIMI BËN FUQI”/ Grupet e muzikës shqiptare që po i rezistojnë kohës (FOTO)

Thonë që bashkimi bën fuqinë, kështu ka ndodhur dhe në muzikë. Shumë artistë ia kanë dalë të fitojnë sukses jo vetëm, por pjesë e një grupi. Disa vazhdojnë edhe sot të jenë një grup, ndërsa disa të tjerë nuk i rezistuan kohës dhe vazhduan karrierën në mënyrë individuale. RevistaWho.Com ju kujton disa nga grupet muzikore shqiptare, më të mira që po i rezistojnë kohës:

West Side Family: E kush nuk u zgjua qoftë edhe një herë të vetme duke dëgjuar frazën “Sa herë hap sytë, ty dua të shoh”? West Side Family do të mbetet gjithmonë një ndër grupet më të pëlqyer në muzikën shqiptare. Sot, edhe pse pa Doktor Florin, publiku vazhdon t’i dojë në të njëjtën mënyrë duke përsëritur me tone të larta “Kena lind për qejf”.

Elita 5: Elita 5 tashmë nuk është thjesht një grup, por një histori. Muzika shqiptare nuk do të kishte të njëjtin shkëlqim, po të mos ekzistonin “5 fantastikët”. “ E urrej shiun”, ”Nuk jam diktator”, “Çmendem”, “Alkapone” janë vetëm disa nga këngët që dëgjohen nga çdo brez, pavarësisht se vitet shkojnë.

Offchestra: Sapo dëgjojmë “Offchestra” në mend na vijnë ritmet e forta ballkanike të bashkuara me vija melodike nga folklori shqiptar. Energjia që ky grup transmeton në skenë na bën të dashurohemi me këngët e tyre dhe të fillojmë të kërcejmë. “A bon nesër me ta kthy e ti sonte me ma jep?”. Dëgjojeni edhe një herë këtë superhit…

Alar Band: Djemtë janë më simpatikët e momentit dhe për këtë nuk ka dyshim. E kush nuk i pëlqen kaçurrelat e Xhieldos? Mos të flasim për këngët, ritmet latine, lëvizjet e shfrenuara, ëmbëlsia që bën për vete të gjitha vajzat. Djema ku keni qenë të fshehur më herët? Pa ju, nuk do të kërcenim.

Burn: Duket se kohët e arta për grupin Burn kanë qenë në periudhën kur vokalist ishte Renis Gjoka. Sot grupi vazhdon me live-t në lokalet e ndryshme të natës, por me një hyrje të re siç është Dino Zhygjeli. Duket se ëmbëlsia dhe sensualiteti i zërit të Dinos ka bërë vajzat të tërhiqen pas tyre si magnet. Për ta flitet gjithmonë, sapo thua “muzikë live”.