Shenja e operacionit dhe strija, sa ka ndryshuar trupi i Selena Gomez …(FOTO) – AlpeGossip
Shenja e operacionit dhe strija, sa ka ndryshuar trupi i Selena Gomez …(FOTO)

Shenja e operacionit dhe strija, sa ka ndryshuar trupi i Selena Gomez …(FOTO)

Ajo mbërriti në Sidnej përpara një festivali, i cili ndiqet çdo vit nga ish-i dashuri i saj, Justin Bieber. Të hënën, Selena Gomez u dallua duke marrë rreze në një jaht luksoz në Harbour.

Këngëtarja 25-vjeçare tregoi trupin e saj e veshur me bikini dhe shenjën e operacionit të transplantit të veshkave, që ndodhet në fillim të kofshës së saj të djathtë dhe është shumë e dukshme.

 

E shoqëruar vetëm nga miqtë e saj, ish-i dashuri Bieber nuk u pa gjëkundi në jaht.

 

Selena, e cila iu nënshtrua transplantit të veshkave në shtator të vitit të kaluar, e tregoi fillimsiht shenjën e saj të operacionit gjatë pushimit në Meksikë, në dhjetor.

 

Shenja mendohet se nuk u bë nga transplanti, por më shumë nga një operacion i dytë emergjent, që Selena iu nënshtrua në një prej arterieve të saj.

 

Selena-s iu transplantua një veshkë nga mikesha e saj, Franca Raisa, pasi duhej t’i mbijetonte sëmundjes Lupus.

 

Këngëtarja shihet një javë pasi u raportua se ajo dhe Justin i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

 

 

Selena dhe Justin kanë qenë të lidhur me shkëputje nga vitit 2011 deri në 2015-n, për t’u rikthyer së bashku në nëntor të vitit të kaluar deri në muajin mars të këtij viti.

Burimi: Daily Mail