POST “BBV”/ Rikthehet situata kur Fifi humbi ndienjat në transmetim live, flasin banorët: E vetmja rrugëzgjidhje që… – AlpeGossip
POST “BBV”/ Rikthehet situata kur Fifi humbi ndienjat në transmetim live, flasin banorët: E vetmja rrugëzgjidhje që…

POST “BBV”/ Rikthehet situata kur Fifi humbi ndienjat në transmetim live, flasin banorët: E vetmja rrugëzgjidhje që…

Që në nisje të puntatës së sotme të Post BBV është diskutuar një nga situatat më të komentuara në shtëpi, ku njëra nga banoret, Fifi, humbi ndjenjat në transmetim live.

Kjo situatë është diskutuar me banorët e ftuar në studio, të cilët asokohe kërkuan që këngëtarja të largohej nga shtëpia për shakak të gjendjes emocionale. Ilir Shaqiri i ka kërkuar ndjesë këngëtares për interpretimin që i ka bërë më parë situatës së saj, ndërsa Semi shprehu se është ndier e çliruar pas daljes së Fifit.

Biseda:

Ai qëndron të njëjtit mendim që nuk janë shqetësuar banoret?

Fifi: Nuk dua të flas.

Ti Ilir si mendon?

Iliri: Unë këtë gjë e kam përjetuar dy herë, për këtë gjë i kam kërkuar falje Fifit, për atë që unë interpretova. Kjo dozë emocionale ka arritur në dy raste shumë preçize, ku Fifi ka menduar të lejë shtëpinë. Mendova me veten time mos ështe një mënyrë, një rrugë shpëtimi që Fifin i gjen vetes kur arrin në një pikë kulmi kaq të lartë. Ndodh që e ka nxjerrë fjalën nga goja dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të marrë valixhet dhe e vetmja rrugëzgjidhje që mund ti gjejë vetvetes është rënia e të fiktit. Për sa i përket negativitetit, këtë negativitet nuk e kam parë, thjesht një grup njerëzish që i rrinin nga mbrapa. Duke folur me Valonin i cili konfermoi që kjo gjë ka ndodhur edhe herë të tjera, kuptova që ishte një gjë që Fifit i ndodhte jashtë shtëpisë.

Semi: Nuk e kam dyshuar asnjëherë atë gjë dhe madje e kam përjetuar shumë keq. Pas daljes së Fifit unë isha çliruar. Kam folur në dhomën e rrëfimit dhe mendoj që është shumë më e rëndësishme vetja. Kam qenë realisht e shqetësuar, jam shokuar kur kam dëgjuar fjalimin e Fifit në Prime. Pas daljes së Fifit jemi mbledhur i kemi kënduar, kemi qarë… Nuk është turp të kërkosh ndihmë. Absolutisht nuk është njeri i çmendur

Shumë banorë kanë kërkuar që të ndihmohet Fifi që të vazhdojë jetën e saj jashtë BBV. Sa të sinqertë kanë qenë?

Arbër Hajdari: Kjo është një situatë që ndodh por në ekran merr përmasa të tjera. Mes tyre mund të ketë pasur një individ që kjo gjëja ka qenë në favor. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të sinqertë. Është diçka normale, ndodh shpesh edhe në jetën e përditshme.

Ndërsa këngëtarja u largua nga studoi për shkak të gjendjes së saj emocionale.