ZHAKU BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Publikon foton e ëmbël me të birin nga spitali – AlpeGossip
ZHAKU BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Publikon foton e ëmbël me të birin nga spitali

ZHAKU BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Publikon foton e ëmbël me të birin nga spitali

Zhaku, emri i vërtetë i të cilës është Inida Kreuz, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë artistja me një foto të publikuar në Instagram ku shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushin e porsalindur. Inida nuk ka shkruar asgjë krah postimit pasi foto kaq e ëmbël flet vetë.

Ajo nuk ka shkruar asgjë krah fotos por muaj më parë në një intervistë zbuloi se djalin do e quante Amon që është një emër mbreti hebre.

FOTO

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë.”- zbuloi ajo.

Artistja është martuar me partnerin e saj gjerman, Christian Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant, në vitin 2013. Por çifti 7 vite më pas i habitën të gjithë me vendimin e tyre për t’u ndarë. Megjithatë, ndarja mes tyre zgjati vetëm një vit, kohë të cilën vetë ata e cilësuan si të nevojshme për të parë më qartë marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë të bërë një vit më parë Inida dhe parteri i saj u pyetën nëse kanë plane për fëmijë. Artistja tregoi se ajo dhe muzikanti gjerman duan shumë, por nuk kanë mundur do të bëjnë për arsye shëndetësore. Megjithatë, ajo shtoi se të dy do t’i nënshtrohen takimeve me mjekë për ta bërë të mundur. Kujtojmë këtu se Christian ka një vajzë 22-vjeçare.

“Të dy e kemi menduar, por kjo është një cështje që lidhet me një problem shëndeti që kam unë, që është një gjë jo shqetësuese, por thjesht e vështirëson pak procesin e shtatzënisë. Christian e ka një vajzë 21-vjeçare që ne e duam shumë, jeton në Berlin, nuk jeton me ne, por vjen na takon dhe ne shkojmë ta takojmë. E kemi një gocë, unë e kam më shumë si shoqe. Kemi një takim kur të kthehemi (në Gjermani) me një mjek për të provuar IVF”.