“KAM ECUR NË KËMBË PËR KILOMETRA TË TËRË”/ I përlotur MC KRESHA rrëfen, momentet e tmerrshme nga lufta – AlpeGossip
“KAM ECUR NË KËMBË PËR KILOMETRA TË TËRË”/ I përlotur MC KRESHA rrëfen, momentet e tmerrshme nga lufta

“KAM ECUR NË KËMBË PËR KILOMETRA TË TËRË”/ I përlotur MC KRESHA rrëfen, momentet e tmerrshme nga lufta

Një ndër repërt më të mirë të estradës shqiptare Mc Kresha ishte i ftuar këtë mbrëmje në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të surprizuar Gramozin, një prej të mbijetuarve të masakrës së Suharekës. Kresha ishte i pranishëm gjatë rrëfimit të historisë ku kanë mbetur të vrarë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha.

I përlotur, artisti ndau me publikun një moment të vështirë që kishte përjetuar Kresha dhe familja e tij gjatë luftës së Kosovës. Kur u pyet nga moderatorja, Arbana Osmani nëse e njihte këtë histori, ai pranoi se njihte shumë ngjarje të tilla.

Kresha rrëfeu se kur kishte qenë 13 vjeç gjatë luftës ishte detyruar që të ecte në këmbë nga qyteti i Mitrovicës deri në Pejë duke vazhduar udhëtimin për në Kukës. Gjatë këtij momenti Kresha ishte ndarë nga familja pasi kufiri ishte mbyllur. Familja e Kreshës ishin detyruar që të udhëtonin në këmbë për dy javë mbi 300 kilometra gjatë territorit të Kosovës.

Gjithashtu reperi shtoi se të njëjtin fat si familja Berisha e kishte pasur edhe vajza e xhaxhait të nënës së tij. ‘Kjo histori e imja nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vjet nuk është një gjeneratë e plotë dhe këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë tek një popull edhe pas dy dekadash.’