Moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’.
Ajo ka folur për herë të parë për partnerin e saj, duke treguar ka njohur gjatë xhirimeve të filmit ‘O sa mirë’ dhe se do të martohen shumë shpejt.
‘Unë me Besnikun jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’ pasi ishim të dy pjesë e kastit. Ishim në fillim miq dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Ishte si dashuri me shikim të parë pasi kishte një lloj shkëndije’, tha Vokshi.