THANË SE NJIHESHIN PREJ SHUMË VITESH/ Prishet miqësia e Arjolës dhe Atdheut, veprimi i papritur i tyre – AlpeGossip
THANË SE NJIHESHIN PREJ SHUMË VITESH/ Prishet miqësia e Arjolës dhe Atdheut, veprimi i papritur i tyre

THANË SE NJIHESHIN PREJ SHUMË VITESH/ Prishet miqësia e Arjolës dhe Atdheut, veprimi i papritur i tyre

Gjatë kohës që Arjola Demiri ishte pjesë e “Big Brother VIP” pati një debat me Antonela Berishën, ku u përmend edhe emri i Atdhe Xharavinës. Ky i fundit vendosi që të shkonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe të përballej me ish-konkurrenten e “Për’puthen”.

Pasi foli me Antonelën, ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë kërkoi që të takonte edhe aktoren e njohur. Ata zbuluan se kishin vite që njiheshin dhe se ishin shumë miq.

Por duket se pas daljes nga shtëpia e BB VIP, gjërat mes tyre kanë ndryshuar. Përflitet se Atdheu dhe Arjola kanë prishur miqësinë mes tyre.

Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” para se të vendoste ta mbyllte përfundimisht atë. Nëse bëjmë një verifikim tek ndjekësit e Arjolës edhe aktorja i ka bërë ‘unfollow’ Atdheut.