Prej disa javësh Turjan Hyska ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave mbi faktin nëse ai do largohej nga Vizion plus apo jo. Lajmet rezultuan të vërteta pasi pak ditë më parë moderatori shumë i dashur për publikun e konfirmoi largimin.
Tashmë Turi është bërë pjesë e gjigandit mediatik Klan dhe thuhet se programi i tij i ri do të jetë me lojra. Moderatori ka postuar sot një video ku tregon studion në ndërtim të programit të ri.
Turi filmon me shpejtësi për të mos i ndarë të gjitha detajet që tani, por nga aq pas sa mund të shihet, dallohet një pistë ku me siguri do shërbejë për lojërat që do bëhen në studio. “Së shpejti”, është mbishkrimi që Turi i ka lënë videos.