KUJT I SHKON MË SHUMË? Elvana Gjata dhe Bebe Rexha bëjnë XING me të njëjtin fustan (FOTO) – AlpeGossip
KUJT I SHKON MË SHUMË? Elvana Gjata dhe Bebe Rexha bëjnë XING me të njëjtin fustan (FOTO)

KUJT I SHKON MË SHUMË? Elvana Gjata dhe Bebe Rexha bëjnë XING me të njëjtin fustan (FOTO)

Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë që nga performanca e këngëtares Elvana Gjata në emisionin “Xing me Ermalin” ku ajo performoi disa këngë të albumit “3EP’, fustanit që ajo mbante veshur gjatë performancës duket se nuk i ka ikur koha.

Së fundmi, një tjetër artiste është shfaqur me të njëjtin fustan dhe ajo është këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha.

Rexha ka zgjedhur gjithashtu këtë krijim të stilistit shqiptar Valdrin Sahiti, në koncertin e fundvitit në New York, ku ka performuar për mijëra persona. Çështja tani është: Kujt i rri më bukur?