Finalja e “The Voice kids”, e ftuara speciale Elvana Gjata ndez skenën – AlpeGossip
Finalja e “The Voice kids”, e ftuara speciale Elvana Gjata ndez skenën

Finalja e “The Voice kids”, e ftuara speciale Elvana Gjata ndez skenën

Spektakli shumë i ndjekur i talenteve të rinj “The Voice kids”, kishte këtë të premten natën e madhe finale. Mes emocionesh dhe një gare të fortë, të vegjëlit arritën të dhurojnë shfaqje teksa me padurim pritej e ftuara speciale e kësaj nate, Elvana Gjata.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e nisi performancën e saj madhështore me një këngë të ndjerë kushtuar Shqipërisë.

Për të vazhduar më pas me këngët e albumit të saj, Elvana i emocionoi të gjithë teksa këndoi “Më fal”.

Dhe në fund atmosfera u ndez me ritmet e këngës “Xheloz” që bëri të gjithë të kërcejnë.

“Kur kam qenë tek Ethet kisha shumë emocione nga të rriturit, sot kam emocione nga fëmijët. Dua të jem një shembull i mirë për ta”, u shpreh Elvana pas performancës.