Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Demi Lovato po kalon disa probleme serioze me mbidozën. Ajo tashmë i është nënshtruar terapisë për të luftuar varësinë ndaj lëndëve narkotike.
Një ditë më parë këngëtarja 26- vjeçare është fotografuar për herë të parë që prej kohës kur filloi rehabilitimin. E qetë, me kafe në dorë dhe në shoqërinë e një mikeshe, Demi nuk duket aspak keq.